Flash News

E-TJERA

Vaksinimi i detyruar i studentëve, Tomini: Patën 2 muaj kohë, s’duhet të ishim në këto kushte

Vaksinimi i detyruar i studentëve, Tomini: Patën 2 muaj kohë,

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugana Tomini ka komentuar situatën e krijuar sot në ditën e parë të vitit të ri akademik në universitete, ku qindra studentë protestuan pasi nuk u lejuan në auditore për shkak se kanë refuzuar të vaksinohen.

E ftuar në Opinion, Tomini thotë se studentët kanë pasur 2 muaj kohë që të merrnin vaksinën anti-COVID pasi janë grup rrisku për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta.

Kontestimi për mos bërjen e vaksinës së detyruar duhet të ketë dhe disa baza dhe nga ana e studentëve, do jenë në një ambient të mbyllur, jetojnë në kolektivitet, më shumë orë ekspozimi dhe për rrjedhojë a ishim ne ata që ti ktheheshim normalitetet të jetës?

Nga komiteti i ekspertëve të vaksinimit janë priotizuar tre grupet e riskut, që janë mjekët, personeli mjekësor… Grupi i studentëve duke qenë një grup rrisku duke qenë se Delta pati një trasmetueshmëri të lartë.

Secili nga studentët nuk duhet të ishin në këto kushte sot. Në dy muaj iu dha mundësia që ne të shkonim drejtë një mbulesë vaksinave në këtë fashë”,-tha Tomini.

 

Të fundit