Flash News

E-TJERA

Vaksinimi i personaliteteve, Brataj: Jo të gjithë 80-vjeçaret kanë pranuar

Vaksinimi i personaliteteve, Brataj: Jo të gjithë 80-vjeçaret

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka zbardhur detaje nga procesi i vaksinimit të personaliteteve një ditë më parë në stadiumin ‘Air Albania’.

I ftuar në Open’, Brataj thotë se jo të gjithë 80-vjeçaret kanë pranuar të marrin vaksinën anti-Covid.

“Po të ishte se do zgjidheshin VIP-at, s’do zgjidheshin vetëm në Tiranë, janë kontaktuar të gjithë 80 vjeçaret dhe jo të gjithë kanë pranuar.

Janë kontaktuar shumë mbi 80-vjeç se janë në dyshim. Unë nënë time që është 86- do ta coj në Vlorë ta vaksinoj. Çdo qytet pra kontakton të vetët, që të dali një numër dhe të përcaktohet sa vaksina duhet. Se 80-vjeçarët kanë dhe sëmundje bashkëshoqëruese”, tha Brataj, deklaratë që ka ngjallur reagime edhe nga të ftuarit në studio.

Bushati: Ju përshkruani një procedurë normale, unë nuk besoj që mjeku i lagjes në Vlorë kush janë personalitet dhe kush të zakonshëm.

Hila: Kryeministri ka tagër ta bëj këtë se ja njeh ligji

Bushati: Në asnjë vend demokratik kjo nuk ka ndodhur. S’thotë njeri ti vdis, ti jeto
Brataj: 4 prej tyre më kanë kontaktuar mua personalisht se kishin sëmundje.

Të fundit