Flash News

E-TJERA

“Vaksinimi i personaliteteve”, Luftar Paja për Politiko: Jeta është e dhimbshme për të gjithë

“Vaksinimi i personaliteteve”, Luftar Paja për Politiko: Jeta
Luftar Paja, aktor

Të dielën pritet t’i nënshtrohen vaksinimit ndaj Covid-19 personalitetet e njohur shqiptarë të moshës mbi 80 vjeç.

Ndër emrat e përfshirë deri tani në listë janë aktorët Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, regjisori Piro Milkani, apo edhe ish-presidenti Alfred Moisiu.

Ky vendim i komunikuar këto ditë nga kryeministri Edi Rama ka ngjallur debate të shumta, duke e cilësuar si vendim selektiv.

Aktori i njohur, Luftar Paja, i cili në fund të këtij viti feston 80-vjetorin e lindjes thotë për Politiko.al se deri tani nuk ka marrë ende asnjë ftesë për të qenë pjesë e të përzgjedhurve, të cilët do të injektojnë dozën e parë të vaksinës në stadiumin ‘Air Albania’ këtë të diel.

I pyetur se si e komenton këtë vendim, Paja thotë se jeta është e dhimbshme për të gjithë, por kjo zgjedhje është bërë për mungesë të vaksinave.

Ata që kanë kontribute të jashtëzakonshme, duhen respektuar për kohërat që kanë punuar e jetuar, por jeta është e dhimbshme për të gjithë.

Edhe pse vlerësohen njerëzit që kanë kontribuar në jetë nuk është keq. Që të vaksinohet Alfred Moisiu ka arsye sepse e justifikon, apo ndonjë tjetër. Nuk ‘priten me thikë’.

Këtë e bën mungesa e vaksinave, se po të kishte vaksina nuk do kategorizoheshin. Qeveria ka qenë e  detyruar”, thotë aktori i shquar i skenës dhe ekranit, “Artisti i popullit”, Luftar Paja.

Ai shton se do të marrë vaksinën anti-Covid kur t’i vijë radha.  

S.F/ Politiko.al

Të fundit