Flash News

E-TJERA

Vaksinimi i personaliteteve, Muka: Diskriminim! Mund të vaksinohen disa për të ngjallur shpresë

Vaksinimi i personaliteteve, Muka: Diskriminim! Mund të vaksinohen disa

Qeveria shqiptare ka vendosur se pas bluzave të bardha dhe shtëpive të azilit, përparësi në vaksinimin kundër Covid-19 do të kenë të moshuarit me kontribut në fusha të ndryshme në Shqipëri. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta, duke e cilësuar si përpjekje të kryeministrit se kush vdes dhe kush jo.

Kundër këtij diferencimi që po bëhet për vaksinimin është dhe epidemiologu Taulant Muka, i cili e konsideron si  një diskriminim. Sipas tij, sigurisht që primar në vaksinim duhet të jenë grupmoshat e rrezikuara, por jo të bëhet diferencim mes tyre.

“Përtej debatit politik, që në fakt është fatkeqësi që pandemia është kthyer në debat politik në të gjithë botën, sigurisht që vaksina duhet të bëhet në varësi të një prioriteti që është shëndeti. Grupmoshat e rrezikuara duhet të jenë ato që duhen vaksinuar të parat, sepse me ekspozimin ndaj virusit, ato ndodhen më të rrezikuar nga kalimi në një gjendje kritike. Unë besoj që për të promovuar vaksinimin, sepse në të gjithë botën ashtu edhe në vendin tonë ka skepticizëm, mund të vaksinohen disa figura publike më shumë për të ngjallur shpresë dhe për të ftuar qytetarët që të vaksinohen. Por sigurisht që nuk duhet të jetë në kontekstin që është shpallur.

Nuk duhet të vaksinojmë fillimisht të pasurit dhe më pas të varfrit, sepse kjo më pas është diskriminim. Është e rëndësishme që qytetarët shqiptarë të dinë se ku janë me situatën e pandemisë. Të dinë se ku mund të presin realisht vaksinimin dhe kush është plani”, ka thënë Muka për RTV Ora.

Të fundit