Flash News

E-TJERA

"Vaksinimi nuk pati efekt", Dasho: Covid-19 në prag të shuarjes

"Vaksinimi nuk pati efekt", Dasho: Covid-19 në prag të
Erion Dasho

Mjeku Erion Dasho foli për situatën e Covid-19 në vendin tonë, ku theksoi se pandemia është drejt fundit. Ai tha për “Ditari” se bilanci i koronavirusit në vendin tonë është i rëndë në raport me popullsinë.

“Tendeca është e qartë prej një muaji. Shqipëria, me një kosto prej 15 000 jetësh të humbura nga Covid-19 dhe 2 milionë rastesh nga 2,8 milionë që është popullsia e saj, tashmë ka arritur imunitetin. Epidemia është në prag të shuarjes. Numri i rasteve dhe i të shtruarve në spital është i papërfillshëm. Situata është normalizuar dhe epidemia i ka kaluar të gjitha fazat e saj”, u shpreh Dasho.

Mjeku shtoi se Covid-19 i ka kaluar të gjitha fazat dhe se është arritur imuniteti i tufës. Sipas Dashos, vaksinimi nuk ka pasur asnjë efekt.

“Kërkimet thonë që imuniteti i krijuar nga varianti bazë, mbron edhe nga mutacionet që janë në qarkullim. Shqiptarët janë të mbrojtur në mënyrë kolektive, por sigurisht që do të ketë raste individuale”, shtoi Dasho.

Të fundit