Flash News

E-TJERA

Vala e të ftohtit në vend, sinoptikania: E marta është dita më e ftohtë, të mërkurën pritet rritje e temperaturave

Vala e të ftohtit në vend, sinoptikania: E marta është dita

E marta është dita më e ftohtë e kësaj vale që ka përfshirë vendin. Kështu ka thënë sinoptikania Lajda Porja, duke bërë me dije se të mërkurën do të ketë një zbutje të acarit.

Ajo tha për “News 24” se në Tiranë temperaturat nuk do të shkojnë më shumë se -5°C, ndërsa bëri me dije se qarqet më të ftohta do të jenë Dibra, Korça, Elbasani dhe Berati.

Porja shtoi se nesër në zonat malore termometri do të shënojë -17°C. Gjithashtu theksoi se temperaturat janë më të ulëta seç ndodh zakonisht në janar, duke shtuar se ky muaj do të mbyllet i ftohtë dhe i thatë.

“Temperaturat me ulje janë kryesisht në qarkun e Dibrës dhe Korçës. Kryeqyteti ka shënuar minus 3 ose 4 gradë. Tirana edhe nesër me rezerva nuk shkon më shumë se minus 5°C, ku parashikohet të jetë edhe dita më e ftohtë e këtij acari.

Zonat më të ftohta janë qarku i Elbasanit dhe Beratit, ku priten temperatura deri në minus 8 gradë, ndërsa më problematike janë zonat malore, ku temperaturat minimale e maksimale janë në minus, ku flasim për deri në -17 gradë.

Ka një tërheqje të valës së të ftohtit ditën e mërkurë, ku pritet një rritje e temperaturave dhe mbeten minus 5-6 në zonat malore. Aktualisht temperaturat janë më të ulëta se zakonisht në janar. Pas të mërkurës, deri të premten, pritet që moti të jetë i kthjellët. E premtja parashikohet të sjellë shumë pak reshje dëbore të dobëta në zonat malore”, tha sinoptikania.

 

Të fundit