Flash News

E-TJERA

Valentino Rossi infektohet me COVID-19: Kam temperaturë dhe dhimbje trupi

Valentino Rossi infektohet me COVID-19: Kam temperaturë dhe dhimbje trupi

Piloti i njohur i motoçiklizmit në Itali, Valentino Rossi, është infektuar me COVID-19, teksa ka treguar për simptomat që po kalon.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rossi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se testi i parë i doli negativ, ndërsa i dyti i bërë mëngjesin e sotëm rezultoi pozitiv.

Piloti shprehet se ka pasur temperaturë të lehtë, dhembje trupi dhe debulesë.

“Fatkeqësisht mëngjesin e sotëm nuk ndihesha mirë. Isha si i lodhur dhe mezi lëvizja, kisha dhe një temperaturë të lehtë. Thirra menjëherë mjekun dhe më pas më bënë tamponin. Rezultani i testi të shpejtë PCR ishte negativ, ashtu si ai që kisha bërë të martën. Por tamponi përgjigjja e të cilit më erdhi sot pasditë në orën 16:00 rezultoi pozitiv”, shkruan 41-vjeçari.

Piloti i shpallur 9 herë kampioni bote, duhet të heqë dorë nga gara e së dielës dhe asaj të një jave më pas në Spanjë.

“Jam shumë i zhgënjyer, për faktin se nuk do të marr pjesë në garën e Aragon. Jam shumë i mërzitur sepse unë kam respektuar të gjitha rregullat e COVID-19. Por skam ç’të bëj nuk bëj dot gjë për të ndryshuar”, tha ai.

Kujtojmë se Rossi është piloti i dytë që rezulton pozitiv pas spanjollit Jorge Martin, i cili u detyrua të humbasë dy gara Moto2.

 

Të fundit