Flash News

E-TJERA

Vazhdon prej 4 ditësh zjarri në Malin e Tomorrit, digjen 20 ha tokë

Vazhdon prej 4 ditësh zjarri në Malin e Tomorrit, digjen 20 ha

Vazhdon prej katër ditësh të jetë ende aktiv zjarri në Malin e Tomorrit, duke djegur zonën e mbrojtur me pisha dhe pemë. Flakët favorizohen nga temperaturat e larta dhe era e fortë, duke bërë që të përhapen dhe disa vatra të reja, pasi dhe terreni është i vështirë për të ndërhyrë.

Prej tre ditësh, 24 orë pas nisjes së zjarrit, filloi dhe ndërhyrja nga ajri duke hedhur ujë me bote me ndihmën e helikopterëve.  Sipas burimeve nga zjarrfikësja e Poliçanit, deri më tani janë djegur rreth 20 hektarë.

Si shkaktarë të zjarrvënies, policia arrestoi sot dy persona dhe procedoi tre të tjerë. Në pranga u vunë  Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe  Elton Topi, 32 vjeç janë arrestuar, ndërsa 3 të tjerë B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç, po ndiqen në gjendje të lirë. Personat, të gjithë banues në Lybeshë, Poliçan, kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në Malin e Tomorit. 

Të fundit