Flash News

E-TJERA

Vdekja e 12-vjeçarit, reagon Spitali i Korçës: U stabilizua, por u paraqit më vonë në gjendje më të rëndë

Vdekja e 12-vjeçarit, reagon Spitali i Korçës: U stabilizua,

Spitali i Korçës ka reaguar pas vdekjes së 12-vjeçarit L. S., i cili ndërroi jetë në Tiranë.

Mjekët kanë sqaruar se pas shtrimit në spital gjendja shëndetësore e të miturit është stabilizuar dhe më 31 dhjetor me dëshirën e prindërve, është larguar nga spitali drejt banesës.

“Gjate shtrimit ai është mjekuar me antibiotik, perfuzione dhe ilaçe për barkun. I gjithë mjekimi është bërë mbi rezultatet e analizave”, thuhet në reagim.

Më 7 janar, i mituri është paraqitur sërish në urgjencën e Spitalit të Korçës, por në një gjendje më të rënduar. Sipas mjekëve, gjendja e 12-vjeçarit është stabilizuar sërish.

Por, për shkak të simptomave të cilat janë të njëjta për disa diagnoza u bë e mundur të niset menjëherë në kryeqytet për mjekim të specializuar dhe për ekzaminime të thelluara shëndetësore.

Të fundit