Flash News

E-TJERA

Vendi "mbytet" nga vrasjet, "zgjohet" ministri i Brendshëm, mbledh drejtuesit kryesorë nesër

Vendi "mbytet" nga vrasjet, "zgjohet" ministri i

Nesër ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në orën 10:00 ka thirrur në mbledhje të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.

Ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e mbledhjes, por pritet të diskutohen prioritetet e reja në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu nuk përjashtohet edhe hapja e konkursit për zgjedhjen e drejtorëve të qarqeve dhe departamenteve në Policinë e Shtetit sipas ligjit të ri të Policisë.

Kujtojmë që prej se ka marrë postin, Hoxha nuk ka dalë në asnjë deklaratë ndërkohë që vendi është kapluar nga një sër vrasjesh dhe plagosjesh.

Të fundit