Flash News

E-TJERA

Vendimi për Salianjin, avokati: Gjykata e Lartë ta pezullojë, nuk duhej lënë në fuqi

Vendimi për Salianjin, avokati: Gjykata e Lartë ta pezullojë, nuk

Avokati Jordan Daci tha se vendimi me burg për Ervin Salianjin nuk duhej lënë në fuqi.

Për Top News, Daci u shpreh se minimalisht duhej të ishte lehtësuar dënimi, pasi gjykatat kanë konvertuar dënimet për ata që janë kapur me drogë, e jo më për një person që nuk paraqet rrezikshmëri.

“Edhe mbarimi i mandatit nuk mbaron vetvetiu, duhet të mblidhet këshilli i mandateve. Të gjitha këto të lidhura bashkë bëjnë të domosdoshëm kontrollin formal, minimal, ka një mori arsyesh proceduralesh që kërkojnë një kontroll formal për heqjen e lirisë së këtij deputeti dhe t’i hapë rrugë dënimit.

Ai vendim nuk duhej lënë në fuqi, minimumi duhej konvertuar, se këtu po konvertohen dhe për ata që merren me drogë.

Dëmi që i sjell shoqërisë është zëroi dhe nuk justifikohet dënimi me burg kur dhe zyrtarët për korrupsion u lehtësohet dënimi. Po të ishte person i rrezikshëm, hajde de, por për mendimin tim nuk justifikohet dënimi me burg. Gjykata e Lartë të marrë vendim për pezullim të këtij vendimi”, tha ai.

Të fundit