Flash News

E-TJERA

Vetëvrasja në Durrës, eksperti i sigurisë kibernetike: Rrjetet sociale duken të bukura, por kanë prapaskena

Vetëvrasja në Durrës, eksperti i sigurisë kibernetike:

Eksperti i sigurisë kibernetike, Said Duleviç foli për ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një 41-vjeçare i dha fund jetës duke pirë fostoskinë pasi i kishin hapur një profil fals në platformën ‘TikTok’.

Duleviç në një komunikim të drejtpërdrejtë për rubrikën “Opinion” në Neës24,u shpreh se rrjetet sociale duken të bukura, por kanë prapaskena, ndërsa shtoi se raste të tilla nuk janë për argëtim.

Po ashtu ai u shpreh se në disa raste ‘TikTok’-u nuk e sheh të arsyeshme të mbyllë profilin, ndaj është e nevojshme të shkojmë në instanca më të larta.

Sakaq i u ndal të përdoruesit e rrjeteve sociale, ku tha se shumë prej tyre të dalë nga TikTok janë bërë njerëz të rëndësishëm në media, teksa shtoi se kjo tregon që nëse e praktikojnë dhe njerëz të tjerë, do të thotë se do bëhen po ashtu të rëndësishëm.

“Në disa raste TikTok nuk e sheh të arsyeshme të mbyllë profilin, ndaj është e nevojshme të shkojmë në instanca më të larta. Ne sot në Shqipëri e kemi të pamundur të mos shpërndajmë foto, video me publikun, pa e menduar se mund të keqpërdoret nga njerëz të tjerë.

E para gjë që duhet të kemi parasysh është se e gjithë kjo gjëja nuk është për argëtim. Mendojnë se duke bërë këto gjëra do marrin folloëer-sa, komente dhe pëlqime. Personazhet e dala nga TikTok janë bërë njerëz të rëndësishëm në media. Kjo tregon se nëse ti bën këtë gjë në rrjetet sociale, do bëhesh i rëndësishëm.”, u shpreh eksperti i sigurisë.

Të fundit