Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Flamuj kuqezi dhe këngë për Adem Jasharin, tifozët shqiptarë mbërrijnë në Varshavë

VIDEO/ Flamuj kuqezi dhe këngë për Adem Jasharin, tifozët

Shqipëria luan ndeshjen e parë të kualifikueseve për “Euro 2024” përballë Polonisë në Varshavë. Edhe pse larg vendit tonë, përsëri kjo nuk i ka penguar tifozët e kombëtares që të udhëtojnë për të ndjekur nga afër lojtarët.

Edhe pse jemi pak orë nga fillimi i ndeshjes, tifozët kanë mbërritur jashtë stadiumit “PGE Narodoëy”.

Nuk mund të mungonin flamujt kuqezi që janë simboli i Shqipërisë, por dëgjohet që të pranishmit këndojnë për heroin e UÇK-së, Adem Jasharin.

Nëse djemtë tanë do bëjnë ndeshjen e tyrë në fushë, tifozët premtojnë se do bëjnë maksimumin për të mbështetur skuadrën nga shkallët e stadiumit. Shqipëria synon që të marrë një rezultat pozitiv, për të kërkuar më pas një biletë që të dërgon në Euro 2024.

 

Të fundit