Flash News

E-TJERA

Video/ "Ju lutem... o babi", policia e Vlorës tërheq zvarrë nga makina qytetarin në sy të fëmijës

Video/ "Ju lutem... o babi", policia e Vlorës tërheq

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës dhe progaonistë janë bërë efektivët e Rrugores. Ata kanë ndaluar një automjet dhe kanë nxjerrë jashtë me forcë drejtuesin.

Siç duket nga video, drejtuesi i mjetit ëhstë në makinë bashkë me vajzën e tij të mitur. Vogëlushja dëgjohet duke iu lutur me britma efektivëve të mos i marrin të atin. “Ju lutem, ju lutem… o babi!”, dëgjohet zëri i vajzës.

Efektivët e kanë nxjerrë jashtë me forcë qytetarin pavarësisht thirrjeve të vajzës. Kanë qenë qytetarët e rastit të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar vajzën.

Të fundit