Flash News

E-TJERA

Video/ Me kapuç në kokë, momenti kur gardistit i grabisin pistoletën nga banesa

Video/ Me kapuç në kokë, momenti kur gardistit i grabisin

Një punonjës i Gardës së Republikës denoncoi në polici se i kishin vjedhur nga banesa disa sende dhe armën e shërbimit, tip pistoletë.

Përpos denoncimit, gardisti ka dorëzuar në polici si provë materiale edhe dy video ku duket personi i cili ka kryer vjedhjen. Siç shihet edhe nga video më poshtë, ai shfaqet i veshur me një komplet sportiv dhe mban në kokë kapuç.

Në një moment, shihet se ai kthen kokën nga kamera dhe pasi qëndron tek dritarja disa minuta për të parë nëse ka apo jo njeri në banesë, hyn brenda. Grabitja e tij ka zgjatur vetëm disa sekonda, më pas del nga dritarja, por këtë herë sigurohet që të mbulojë fytyrën.

Duket se personi në fjalë ka qenë i informuar se ku ndodhej arma që duhej të grabiste, kjo pasi vihet re se shkon direkt te dritarja e dhomës ku mbahej fshehur psitoleta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Të fundit