Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Momenti kur Koço Buzo ekzekuton gruan në Elbasan, si ndodhi krimi

VIDEO/ Momenti kur Koço Buzo ekzekuton gruan në Elbasan, si ndodhi

Kanë dalë pamjet nga vrasja e paradites së të enjtes në Elbasan, ku 58-vjeçari, Koço Buzo, ekzekutoi bashkëshorten e tij Liljana Buzo, 54 vjeç, menjëherë sapo kjo e fundit kishte dalë nga Gjykata, pasi çifti ishte në proces divorci.

Siç shihet edhe nga video e JOQ, ish-efektivi Koço Buzo, vrapon pas bashkëshortes së tij, e cila ishte e shoqëruar nga djali i saj dhe e qëllon atë nga mbrapa. Menjëherë në këtë moment, ndërhyn një nga personat që ka qenë me 54-vjeçaren dhe i kapin armën, teksa ndodh një përplasje fizike mes të dyve. Ndërkohë, viktima shihet e vdekur në derën e një godine.

Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, njëri prej tyre me profesion avokat, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Në seancës e sotme, teksa iu caktua masa e sigurisë arrest me burg, Koço Buzo ka deklaruar se nuk mban mend nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë.

Të fundit