Flash News

E-TJERA

VIDEO/ "Perlë" nga 30 metra distancë, Ernest Muçi shënon golin e parë në kampionatin polak me Legian

VIDEO/ "Perlë" nga 30 metra distancë, Ernest Muçi

Ernest Muçi ka gjetur golin e parë të tijin në kamionatin polak me Legian e Varshavës dhe është një "perlë" e vërtetë. 

Ish-sulmuesi i Tiranës ka shënuar që në ndeshjen e parë të sezonit të ri, duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 28' të takimit mes Legia Warsaw dhe Wisla Plock. 

Pasi mori topin në krahun e majtë, Muçi u fut drejt qendrës dhe lëshoi një predhë të pakapshme nga 30 metra distancë duke dërguar sferën në trekëndësh për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij e për të bërë të festonin tifozët e skuadrës.

Aktualisht është duke luajtur pjesa e dytë e takimit dhe rezultati është ende 1-0.

Të fundit