Flash News

E-TJERA

Video/ Qytetari në Vjenë ia thotë në sy Ballës: Jemi të zemëruar me lidershipin tuaj komunist. Patronazhistët e largojnë me forcë


Video/ Qytetari në Vjenë ia thotë në sy Ballës: Jemi

Në një takim në Vjenë, ministri Taulant Balla është përballur me një qytetar shqiptar i cili i ka treguar në sy realitetin e vendit, që qeveria fsheh dhe propagandon.

Qytetari i tha Ballës se si ministër ai duhet të japë përgjigje për pyetjet e qytetarëve, dhe jo t'iu diktojë të drejtën e fjalës.

Teksa e quajti qeverinë Rama komuniste, qytetari me urdhër të Ballës, u largua me forcë duke i hequr edhe telefonin.

"Ministër do të thotë shërbyes. Ju tani vini këtu dhe doni të na tregoni se kush mund të flasë dhe kush jo. Ju duhet të vini dhe duhet të jepni përgjigje për pyetjet që kanë njerëzit. Nuk është faji jonë që njerëzit janë kaq të zemëruar me ju me qeverinë tuaj, me lidershipin tuaj komunist", dëgjohet të thotë qytetari.



Të fundit