Flash News

E-TJERA

Video/ Sot u nda papritur nga jeta, Gerti Bogdani u shfaq mbrëmë për herë të fundit në ekran

Video/ Sot u nda papritur nga jeta, Gerti Bogdani u shfaq mbrëmë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka ndërruar jetë sot në moshën 44-vjeçare, dhe shkak dyshohet se ka qenë një arrest kardiak.

Kohët e fundit, Bogdani ishte larg politikës aktive, por asnjëherë nuk e shkëputi aktivizmin e tij në radhët e Partisë Demokratike.  

Bogdani ishte gjithashtu prezent edhe në media për të komentuar zhvillimet politike brenda vendit dhe ato ndërkombëtare.

Dalja e fundit në ekran e Bogdanit ishte mbrëmjen e kaluar në News24, në studion e emisionit “Open” ku analizuan zgjedhjet në SHBA, dy atentatet ndaj Donald Trump dhe situata në Kosovë pas tensionimit të raporteve me Serbinë dhe deklaratat kërcënuese të Aleksandar Vuçiç.

Bëhet me dije se ish-deputeti është gjetur pa ndjenja në ambientet e një hoteli në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Gjithashtu nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. 

Të fundit