Flash News

E-TJERA

Video/ Uthulla me krimba që iu shërbehej studentëve të Akademisë së Sigurisë

Video/ Uthulla me krimba që iu shërbehej studentëve të

56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë janë helmuar nga ushqimi i shërbye në drekë, ditën e djeshme.

Studentët patën komplikacione shëndetësore dhe u dërguan në spital për mjekim.

A2 CNN ka siguruar edhe një video ku duket uthulla me krimba që iu është shërbyer studentëve të Akademisë.

Në pranga ka rënë K. B., 52 vjeç dhe K. P., 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim Alfa Tafani administratore e kompanisë Sori-al.

 

Të fundit