Flash News

E-TJERA

Vizitë në Bularat me rastin e festës kombëtare, Zv.ministri i Jashtëm grek: Minoriteti nuk do jetë kurrë vetëm

Vizitë në Bularat me rastin e festës kombëtare, Zv.ministri
Zëvendës ministri i Jashtëm i Greqisë, Kostas Vllasis

Zëvendës ministri i Jashtëm i Greqisë, Kostas Vllasis, ka qenë sot i pranishëm në Bularat të Gjirokastrës, me rastin e festës kombëtare.

Teksa mbajti fjalimin e tij, Vllasis u shpreh se komuniteti grek në Shqipëri nuk do të jetë asnjëherë vetëm dhe se qeveria e kryeministrit Mitsotakis është dhe do të jetë pranë tyre.

“Jam sot këtu t’ju përcjell dashurinë e pakufizuar dhe mbështetjen e shtetit grek. Nuk jeni vetëm. Nuk do të jeni kurrë vetëm. Grekët kudo që janë kanë vëmendjen e tyre të kthyer tek ju. Helenizmi është një dhe i pandarë. Këtu dhe shumë shekuj populli ynë ka mësuar të luftojë për ruajtën e identitetit, të gjuhës, të besimit Ortodoks dhe të traditave të tij. Për të gjitha këto që na bëjnë Grekë. Të jeni të bindur se qeveria greke dhe Kryeministri Mitsotakis ishin dhe dot ë jenë pranë jush”, tha Vllasis.

Më tej ai dha edhe një mesazh për Turqinë, teksa u shpreh se ka zgjedhur rrugën e kundravajtjes ndërkombëtare, duke e cilësura si faktor destabilues.

“Është edhe përballimi i përditshëm i qëndrimit provokues, pothuajse armiqësor do të thoja, të një fqinji arrogant, Turqisë. Turqia ka zgjedhur të kalojë në rrugën e kundravajtjes ndërkombëtare, në rrugën e kërcënimeve dhe shantazheve. Është shndërruar në një faktor i përhershëm tensionesh dhe destabilizimi i fqinjësisë sonë dhe më gjerë. Një shkaktar i vërtetë trazirash ndërkombëtare”, deklaroi zv/ministri grek.

Të fundit