Flash News

E-TJERA

Vjosa në pikë alarmi, Çako: Niveli ka arritur në 7.1 metra, mbetet rrezik

Vjosa në pikë alarmi, Çako: Niveli ka arritur në 7.1

Keu i Emergjencave Civile, Hali Çako ka inspektuar në terren situatën me reshjet në urën e Milofit.

Niveli i prurjeve në këtë zonë ka arritur 7 metra dhe kreu i Emergjencës Civile, Haki Çako ka deklaruar se situata mbetet serioze dhe se në rast të daljes së lumit nga shtrati, do të ketë evakuim të banorëve.

"Prej më shumë se 24 orësh, niveli aktualisht është në pikë alarmi, 7.1 metra, çka krijon një rrezik të shtuar. Duhet të theksohet se situata po monitorohet nga prurjet që vijnë nga Vjosa, nga Tepelena dhe Përmeti.

Prurjet janë vëzhguar gjatë gjithë natës, me intensitet të lartë edhe në zonën tonë. Ka pasur një rënie të prurjeve në Tepelene dhe Përmet, megjithatë ekosistemi është i tejmbushur dhe pritet të mbajë stabilitet për të mos kaluar parametrat që mund të shkaktojnë përmbytje pranë Vjosës.

Bazuar në historikun dhe monitorimin e ekspertëve dhe specialistëve që kanë përvojë në këto situata, pritet që të ketë një situatë të kontrolluar, por rreziku mbetet. Historiku është i qartë: në rast të daljes nga shtrati, do të ketë evakuime të banorëve, dhe për këtë janë marrë të gjitha masat. Apeli është i qartë për të gjithë banorët përgjatë rrjedhës së lumit: përpara gjithçkaje është jeta e qytetarëve,” tha Çako.

Të fundit