Flash News

E-TJERA

Vlorë, ndërron jetë duke u ushtruar në palestër shtetasi italian

Vlorë, ndërron jetë duke u ushtruar në palestër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një shtetas italian ka ndërruar jetë gjatë kohës që po ushtronte aktivitet fizik në një palestër.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Vlorës, viktima është identifikuar si F. C., 65 vjeç, banues në Itali. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa ngjarja po hetohet nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 30.10.2025 ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, gjatë kohës që po ushtronte aktivitet fizik në palestër, shtetasi F. C., 65 vjeç, banues në Itali", njofton policia. 

Të fundit