Flash News

E-TJERA

Vodhën picerinë në Durrës, përfundon në pranga 24-vjeçari

Vodhën picerinë në Durrës, përfundon në pranga

Dy shtetas në bashkëpunimë me njëri-tjetrin kanë vjedhur paratë në një piceri në Durrës.

Mësohet se policia ka vënë në pranga Mariglen Ibrahimi, 24-vjeç, pasi së bashku me Edison Leonardin, 30-vjeç, kanë vjedhur paratë në një piceri në lagjen nr. 13 në Durrës.

Policia po punon për kapjen e Edison Leonardit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga veprimet hetimore të kryera për vjedhjen me thyerje të një shumë parash, në një piceri në lagjen nr. 13, më datë 11.01.2025, kanë identifikuar 2 autorët e dyshuar të rastit.

Në vijim të veprimeve, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, si dhe u shpall në kërkim tjetri, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.“- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit