Flash News

E-TJERA

Vodhi 5.5 milionë lekë të sekuestruara si provë materiale, SHÇBA pezullon nga detyra punonjësin e policisë

Vodhi 5.5 milionë lekë të sekuestruara si provë materiale,

Pezullohet nga detyra një punonjës policie, pasi vodhi 5.5 mln lekë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale, në kuadër të një procedimit penal.

Sipas SHÇBA, N/Komisar K.C., me detyrë specialist pranë Njësisë së Posaçme Operacionale “Enfast”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nuk ka zbatuar detyrimet që rrjedhin nga Kodi i Procedurës Penale për dispononim e provës materiale mbi kthimin e sendeve, pronarëve të ligjshëm, të cilëve iu ishin sekuestruar në kuadër të hetimit.  

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në zbatim të Urdhrit të Prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues, “Pezullim i një detyre a funksioni publik” në ngarkim të punonjësit të Policisë, N/Komisar K.C., me detyrë specialist pranë Njësisë së Posaçme Operacionale “Enfast”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai dyshohet për veprën penale “Vjedhje, duke shpërdoruar detyrën”.

Pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, janë siguruar prova, të cilat krijojnë dyshim të arsyeshëm se ky punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës si specialist pranë Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vitin 2016, ka keqpërdorur atributet dhe kompetencat e Policisë Gjyqësore, me qëllim përvetësimin për shpenzime personale të një shume të konsiderueshme parash, me vlerë 5.5 milion lekë.

Shuma monetare ishte e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në kuadër të një procedimit penal. Është e provuar se punonjësi i policisë, me dashje nuk ka zbatuar detyrimet që rrjedhin nga Kodi i Procedurës Penale për dispononim e provës materiale mbi  kthimin e sendeve, pronarëve të ligjshëm, të cilëve iu ishin sekuestruar në kuadër të hetimit. Po ashtu, ky punonjës policie nuk ka përmbushur detyrimet për zbatimin e vendimit të gjykatës për kthimin e sendeve të sekuestruara, e për pasojë ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit dhe shtetasve. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton SHÇBA.

 

Të fundit