Flash News
Sali Berisha thirret në SPAK, pritet të njihet me akuzën
GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe egjiptianëve në Itali, 7 të plagosur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
Vodhi telefonat e pacientëve në spital gjatë natës, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë
Një 38-vjeçar është arrestuar një 38 vjeçar sot në Vlorë, pasi ka vjedhur 4 telefona nga dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, gjatë natës së 31 gushtit.
Siç shihet edhe nga video e mëposhtme, 38-vjeçari hyn qetësisht në disa dhoma pacientësh dhe del prej tyre me telefonat e vjedhur në duar. Me rastin do të merret Prokuroria Vlorë.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, ishin vjedhur disa celularë, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në pamjet filmike dhe në provat e tjera të siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 24”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:
A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari, më datë 31.08.2024, gjatë natës, ka vjedhur 4 celularë të pacientëve që merrnin mjekim në spitalin e Vlorës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.