Flash News

E-TJERA

Von der Leyen nga Tirana: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk është vetëm çështje gjeopolitike

Von der Leyen nga Tirana: Anëtarësimi i Shqipërisë në

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, theksoi mbështetjen e fortë për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Von der Leyen i përcolli një mesazh Ramës nga konferenca e përbashkët, kur tha se procesi më shumë se një çështje politike apo ekonomike, është një çështje njerëzore.

Von der Leyen theksoi se Shqipëria ka një popull që duket qartë pro Europës.

“I dashur Edi, ndoshta është rasti më i fortë, për zgjerimin nuk është çështja ekonomike apo gjeopolitike, por njerëzit. Shqipëria e do Europën. Nëse do të bëhej një referendum sot, 90 përqind e shqiptarëve do të votonin pro. Të gjithë janë me ne dhe ju. Të gjithë mbështesin zgjerimin. Gjenerata jonë e re do të jetojë në një BE të fortë, të sigurt dhe të bashkuar. Ju uroj suksese në anëtarësimin në BE. Do ju mbështes”, deklaroi Von der Leyen.

Presidentja e KE-së nënvizoi rëndësinë e vullnetit të qytetarëve dhe të gjeneratës së re për të ndërtuar një Evropë të fortë, të sigurt dhe të bashkuar.

Të fundit