
Flash News
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
Vota e diasporës/ Administrata “zbarkon” në Athinë, ç’po ndodh brenda procesit të regjistrimit
Emigrantë votojnë për herë të parë në vendet ku ata jetojnë prej vitesh. Dhe për ta bërë këtë, më përpara duhet të regjistrohen në sistem, përmes linkut të shpërndarë nga KQZ. Gjë që për dikë është kthyer në një mision të pamundur, pasi sistemi nxjerr një sërë problematikash.
Ashtu siç kanë dështuar me dhjetra here emigrantët të cilët kanë provuar të regjistrohen. Këto tabela të refuzimit të regjistrimit, janë kthyer në problemin më të madh të atyre emigrantëve që kanë vendosur të dërgojnë votën e tyre.
Rastet janë të panumërta, ndërkohë që pas refuzimit, askush nga emigrantët nuk mund të kërkojë informacione shtesë. Mundësia e vetme është të rinisësh nga e para procesin e regjistrimit.
Ndërsa këta persona shprehën pakënaqësitë dhe dyshimet e tyre se si mijëra votues potencialë të forcave opozitare, hasin vështirësi për tu regjistruar, mesa duket, votuesit e Partisë Socialiste kanë lehtësira, që vijnë edhe nga angazhimi maksimal e në bllok i një makinerie shtetërore, të drejtuar nga të zgjedhurit qendrorë dhe vendorë.
Dhe për të kuptuar format efikase të organizimit të ‘partisë shtet’, na u desh të udhëtojmë edhe njëherë drejt Athinës, duke u rikthyer pas 8 muajsh në vendin e krimit, aty ku u zhvillua takimi pompoz i kryeministrit me shqiptarë andej e këtej kufirit, pa harruar edhe numrin e madh të punonjësve të administratës shtetërore.
Por kësaj radhe gjërat ishin të një karakteri të ndryshëm, më informale, por njëkohësisht më efikase, në kërkim të mandatit të katërt radhazi, tashmë me ndihmën e votës së diasporës.
Po cili ishte qëllimi real i këtij grumbullimi shqiptarësh në një nga sallat e hotel President, në qendër të Athinës? Për më tepër me pjesëmarrjen e zv. kryeministres Belinda Balluku, ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, kryetarëve të Bashkive Fier, Lushnjë, Roskovec, dhe një numri të madh të punonjësve të administratës. Për këtë na u desh të infiltrohemi brenda ambienteve duke u hequr si militantë të Partisë Socialiste.
Ajo që bie menjëherë në sy në parkingun e hotelit, dhe që ishte diçka e pritshme për ne, ka të bëjë me numrin e madh të makinave me targa shqiptare. Autovetura luksoze ishin parkuar në të gjithë hapësirën e rezervuar.
Sapo hyjmë në holl, takohemi me militantët të cilët janë njoftuar në grupet e patronazhit që partia socialiste ka hapur në të gjitha metropolet e shtetit grek, atje ku ka edhe përqëndrime më të mëdha të shqiptarëve.
Me të hyrë në sallën e cila ndodhet në katin e nëndheshëm të Hotelit, kuptojmë më në fund se cili është qëllimi i këtij grumbullimi shqiptarësh athiniotë.
Pra bëhej fjalë për regjistrimin e votuesve socialistë, të cilët mund të hasin vështirësi në këtë proces online, ose edhe mund të neglizhojnë për arsye të ndryshme, duke çuar dëm një votë të sigurtë për partinë në pushtet.
Dhe kjo në një forcë politike rradhështërnguar si kurrë më parë, dhe me një administratë që nuk ia përton të bëjë 700 km në fundjavë, duke lënë mënjanë angazhimet familjarë, sepse ashtu e kërkojnë shefat e mëdhenj, është gjëja më normale. Por kur shohim gjithë këtë angazhim, disa pyetje na vijnë vetvetiu:
A janë makinat e shtetit që po përdoren në fundjavë për takime në funksion të fushatës politike të Partisë në pushtet? Po karburanti? Pagesa e autostradës? Hotelet, drekat e darkat, nga kush janë paguar?
Ndërkohë, zonja me të cilën u përballëm sapo hymë, na pyet nëse jemi aty për tu regjistruar, dhe më pas nis menjëherë të na sqarojë për disa detaje.
Përballë kemi një zonjë e cila duket kompetente e fushës. Në sytë tanë është një eksperte, pjesë e strukturave të partisë socialiste, por një fjali e saj, na i ngatërron keq të gjitha idetë që kishim për takimin e shqiptarëve në Hotel President.
Pra një përfaqësuese e KQZ në një projekt të KQZ në një sallë me militantë dhe drejtues të lartë të partisë Socialiste.
Ne nuk e kemi identifikuar ende këtë zonjë, por pas kësaj që dëgjuam, mund të themi me plot gojë se në çdo rast jemi përpara shkeljes së ligjit
Nëse zonja është ajo që deklaron, pra një përfaqësuese e KQZ, me një projekt të iniciuar nga KQZ, dhe pret në një sallë militantët socialistë për t’i orientuar se si të votojnë, atëherë jemi në një rast të pjesëmarrjes së një punonjëseje të KQZ në takime partish për efekte elektorale. Qoftë edhe thjesht prezenca e saj aty pa dhënë asnjë këshillë, konsiderohet si shkelje administrative me masë të menjëhershme disiplinore, shkarkim nga detyra.
Gjithashtu, në këtë rast zonja në fjalë ka kryer veprën penale “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike, parashikuar nga neni 328/a i Kodit Penal.
Në rastin e kundërt, edhe sikur zonja, të jetë thjesht një tekniciene e administratës socialiste, që mashtron emigrantët duke u hequr si eksperte e KQZ, sërish jemi jo vetëm përballë një skandali, por edhe në një vepër penale. Sepse në nenin 246 të kodit penal thuhet se Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
Ndërkohë, pas sqarimeve që na dha, zonja e cila deklaron që është e KQZ, ulet duke ndihmuar emigrantët për tu regjisruar në aplikacionin e votuesve….
Salla e madhe e katit nëntokësor, është ndarë në mes. Nga njëra anë janë emigrantët nga qarku i Fierit dhe nga ana tjetër, ata të qarkut Vlorë.
Krerët e bashkive dhe vartësit e tyre kanë ardhur për të ndjekur nga afër procesin e regjistrimit, thënë më qartë, duan të kontrollojnë çdo votë emigranti. Ky është edhe shkaku që kanë marrë pas vetes një numër të madh punonjësisht të administratës, që kanë edhe lista të detajuara në të cilat përfshihet çdo emigrant i sinjalizuar nga patronazhistët si votues i sigurtë i Partisë Socialiste.
Ndërsa drejtuesit vendorë dhe ndjekësit e tyre bëjnë gjatë gjithë kohës takime individuale dhe në grup me emigrantët, disa të rinj të ardhur nga Shqipëria, kanë detyrën për të realizuar fotot që më pas do të lejojnë regjistrimin në sistem. Punohet dhe luftohet për çdo kokërr vote, nga Fieri e Vlora në Athinë
Me kalimin e minutave, personat sa vijnë e shtohen, ndërkohë që në katedër ngjiten peshat e rënda të Partisë Socialiste…. Mes tyre edhe ajo, ylli në ngritje i qeverisë Rama, e cila pritet me foto selfie nga militantët athiniotë.
Në gjithë këtë atmosferë dashurie kolektive, nuk mund të mungonte dhe respekti për Piranjat, që shprehet me foto plot dashuri…/ Syri tv
Të fundit


Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje, 360 maturantë ngelës
30 Qershor 2025, 18:16
Thashetheme dhe tensione me kolegët, 3 shenjat më pa fat për javën e parë të Korrikut
30 Qershor 2025, 18:10
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
30 Qershor 2025, 17:51

"Non-grata e Berishës duhet të rishikohet"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova!
30 Qershor 2025, 17:23

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër
30 Qershor 2025, 16:50
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor 2025, 16:43

Hamasi thotë se gati 60 persona janë vrarë në Gaza, ndërsa Trump bën thirrje për armëpushim
30 Qershor 2025, 16:14
Mbytjet tragjike në plazhe/ Eksperti Softa: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet!
30 Qershor 2025, 16:00
Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra
30 Qershor 2025, 15:57
ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30 Qershor 2025, 15:44
Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it
30 Qershor 2025, 15:30
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
30 Qershor 2025, 15:19
"Arrestimi im është politik"/ Meta: SPAK vegël e qeverisë! Demokracia shqiptare në rrezik
30 Qershor 2025, 15:07
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve
30 Qershor 2025, 14:55
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
30 Qershor 2025, 14:47
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese
30 Qershor 2025, 14:36

Blushi: Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor 2025, 14:20
Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë
30 Qershor 2025, 14:07

Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius
30 Qershor 2025, 13:42
Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë
30 Qershor 2025, 13:32

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup
30 Qershor 2025, 13:03

Sherr mes 4 të miturve në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë
30 Qershor 2025, 12:38
Rinumërimi/ Korreshi: Në Fier u bë masakër elektorale me patronazhistë dhe lekët e shtetit
30 Qershor 2025, 12:27
Raporti: Vajzat adoleshente, më të vetmuarat në botë
30 Qershor 2025, 12:20
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor 2025, 12:07
Në kërkim nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale
30 Qershor 2025, 11:55
Qindra familje të zhvendosura nga vala e sulmeve ajrore izraelite në Gaza
30 Qershor 2025, 11:45

Zenel Beshi: Krimineli që as 50 dënime nuk e lëvizin nga Britania
30 Qershor 2025, 11:23
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat
30 Qershor 2025, 11:14

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?
30 Qershor 2025, 10:50
Dosja “Partizani”, shtyhet më 21 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
30 Qershor 2025, 10:41
Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet
30 Qershor 2025, 10:30
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet më 7 korrik seanca për Malltezin
30 Qershor 2025, 10:24


Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 09:54

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
30 Qershor 2025, 09:40
Nis sot procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”
30 Qershor 2025, 09:27
22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive
30 Qershor 2025, 09:21
Si kontrollohen mediat? Rasti 'Rama' dhe propaganda qeveritare
30 Qershor 2025, 09:13
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor 2025, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
30 Qershor 2025, 08:44
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39
Zjarri në Durrës, Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra
29 Qershor 2025, 19:17

Zjarri rrezikon banesat në Vlorë, nis ndërhyrja me helikopter
29 Qershor 2025, 18:27
Franca zbaton ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 18:02
Mundi Gjermaninë, Anglia U-21 shpallet kampione e Europës
29 Qershor 2025, 17:42
Trump kritikon prokurorët e Izraelit për gjyqin e Netanyahut i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2025, 17:08
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës
29 Qershor 2025, 16:52
Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë në Vlorë, flakët favorizohen nga era e fortë
29 Qershor 2025, 16:33

Ra nga humnera teksa ngjitej në mal, humb jetën shqiptari në Itali
29 Qershor 2025, 15:52

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
29 Qershor 2025, 15:07
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
29 Qershor 2025, 14:54
I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut
29 Qershor 2025, 14:26
77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor 2025, 14:07
Përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”
29 Qershor 2025, 13:51