Flash News

E-TJERA

Vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, moti për sot 

Vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, moti për sot 

Sot, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot që do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, veçanërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët deri mesatar. Në veriperëndim, priten shtrëngata afatshkurtra gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa në jugperëndim reshjet do të jenë më të dukshme nga mesdita e më tej.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi deri në 10 m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare do të arrijë herë pas here deri në 16 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë nga 2 deri në 4 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit do të variojnë si më poshtë:

Bregdeti: 8 / 17°C

Zonat e ulëta: 5 / 18°C

Zonat malore: 1 / 11°C

Moti pritet të mbetet i paqëndrueshëm edhe në orët në vijim.

Të fundit