Flash News

E-TJERA

Vrasja e babait në Shënavlash, 25-vjeçari pranon përfshirjen në krim: Esmeraldi më dha 2 mln lekë

Vrasja e babait në Shënavlash, 25-vjeçari pranon

Edison Brahaj, 25-vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor i Esmerald Ballës në vrasjen e të atit, ka ndryshuar dëshminë e tij duke pranuar përfshirjen në krim.

Fillimisht, Brahaj mohoi të ishte bashkëpunëtor duke thënë se vrasjen e kishte mësuar nga televizori.

Por, 25-vjeçari ka pranuar më vonë përfshirjen në ngjarje duke treguar se trupin e Enver Ballës e kanë hedhur në pus bashkë me disa goma për ta fundosur.

Për bashkëpunimin, Esmerald Balla i ka dhënë shokut të tij 2 milionë lekë.

“Kam qenë larg në momentin që e ka qëlluar me armë babain. E kemi lënë trupin e pajetë në ferra në vendin e ngjarjes, pastaj në darkë e kam ndihmuar. E kemi futur në furgon dhe e dërguam te pusi. I hodhëm ca goma sipër trupit në pus që të mos dal nga uji. Më ka dhënë 2 milionë lekë të vjetëra”, dëshmoi Brahaj.

Të fundit