Flash News
Plagoset me thikë i riu shqiptar në Itali, turistët i japin ndihmën e parë
Sali Berisha thirret në SPAK, pritet të njihet me akuzën
GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe egjiptianëve në Itali, 7 të plagosur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Vrasja e babait nga i biri, përsëritet skenari tronditet në Shënavlash të Durrësit
Një krim në familje ka tronditur sërish Durrësin dhe më gjerë.
Djali ka vrarë babain në fshatin Shënavlash. Familjarët e kishin deklaruar të humbur dhe paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth 20 ditë më parë, ndërsa trupi i 62-vjeçarit Enver Balla u gjet në një pus.
'Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi Esmerald Balla banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi Enver Balla, 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit.''- njoftoi policia në orët e paradites.
Por, një krim i ngjashëm duket se përsëritet sërish pas disa muajsh në po të njëjtin fshat. Më 10 shkurt të këtij viti tre fëmijët e Pëllumb Metës vranë babain e tyre dhe më pas e groposën në oborrin e shtëpisë.
Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 shkurtit, pas denoncimit të djalit të madh se kishte humbur kontaktet me babanë.
Por, hetimet morën tjetër rrjedhë pas dyshimeve të efektivëve të Policisë se kishin të bënin me një krim në familje. Nga hetimet u zbulua se Pëllumb Meta ishte vrarë në banesën e tij. Fillimisht ishte vajza e famijes, Hygerta Meta, e cila tha se ishte ajo që vrau babain. Mirëpo, më pas vëllai i madh, Hysen Meta pranoi se e kishte kryer ai krimin e rëndë dhe së bashku me të motrën dhe vëllain e vogël bashkëpunuan për të fshehur kufomën.
Në pranga përfunduan vajza Hygerta dhe dy djemtë e viktimës, Hysenin 24 vjeç dhe Amarildon 21 vjeç. Ndërkohë nëna e tyre, Blerina Meta, 49 vjeç hetohet në gjëndje të lirë për fshehje krimi.