Flash News

E-TJERA

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, portugezi Ruben Saraiva dërgohet për gjykim

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, portugezi Ruben Saraiva dërgohet

Ruben Saraiva, shtetas portuguez, është dërguar për gjykim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua më 19 prill 2023 në Shëngjin. Vendimi për ta dërguar në gjykatë është dhënë nga gjyqtari Renis Sheshi. Saraiva akuzohet për "vrasje me dashje" dhe "armëmbajtje pa leje", sipas Kodit Penal të Shqipërisë.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme për të gjykuar portugezin për këto vepra penale. Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023, pas një vendimi të gjykatës së Marokut, e cila miratoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej atëherë, ai qëndron në paraburgimin e Tiranës në pritje të gjykimit.

Për ngjarjen akuzohen gjithashtu katër shtetas britanikë, të cilët dyshohet se ndihmuan në vrasje, si dhe Edmond Haxhia, i cili akuzohet si organizator dhe porositës i ekzekutimit të Nikulajt.

Vrasja e Ardian Nikulajt është pjesë e një hakmarrjeje të gjatë mes familjes Nikulaj dhe fisit Lekstakaj, një konflikt që ka sjellë shumë viktima gjatë viteve.

Të fundit