Flash News

E-TJERA

Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, arrestohet në Gjermani autori

Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, arrestohet në

Është arrestuar autori i vrasjes së Briken Sanajt, ngjarje  ndodhur në vitin 2022 në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Autori, Vladimir Kola 41 vjeç, u arrestua në Gelsenkirchen. Kola ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës, me vendimin e datë 23.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Vrasja e Sanajt dyshohet se ndodhi për hakmarrje pasi vëllai i tij plagosi në vitin 2012 vëllanë e Vladimir Kolës

“Në vijim të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga DVP Tiranë dhe shkëmbimin e tyre në kohë reale, mes Interpol Tiranës dhe Interpol Ëiesbaden, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i përbashkët, i koduar “Versus”.                 

Në kuadër të këtij operacioni, është lokalizuar në qytetin Gelsenkirchen, Gjermani, dhe është arrestuar më qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi shqiptar V.(V.) K., 41 vjeç.            

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Tiranës, me vendimin e datë 23.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.    

Më datë 30.10.2022, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, shtetasi V.(V.) K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin B. S. Vijon puna për ekstradimin e 41-vjeçarit, në Shqipëri”, njofton policia.

Të fundit