Flash News

E-TJERA

Vrasja e dy shqiptarëve në Shkup, arrestohet autori i kamufluar si polic

Vrasja e dy shqiptarëve në Shkup, arrestohet autori i kamufluar si

Arrestohet pas pesë muajsh autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të Jeton Krivanjevës dhe Enes Isenin në një lokal në Shkup. Si pasojë e ngjarjes u plagos rëndë edhe kamerieri.

Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup ka njoftuar se 31-vjeçari, i cili dyshohet të ketë qenë autori i ngjarjes u kap në zonën e Gazi Babës. Mediat aso kohe raportuan se autorët, u prezantuan si policë dhe u thanë se po bënin kontrolle në një bar kafene me dy të rinjtë.

 Pasi gjetën “objektivat” e tyre, autorët hapën zjarr duke lënë të vdekur në vend dy të rinjtë shqiptarë. Pas ngjarjes, autorët dogjën makinën pasi kryen atentatin, në afërsi të vendit të ngjarjes, në Çarshinë e Shkupit

 

 

 

Të fundit