Flash News

E-TJERA

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, gjykata lë në burg Esmerald Ballën dhe shokun e tij

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, gjykata lë në burg Esmerald

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën "arrest në burg" për Esmerald Ballën i cili dyshohet se vrau dhe hodhi në pus të atin, Enver Balla në fshatin Shënavlash.

Po ashtu kjo gjykatë lanë burg dhe mikun e tij Edison Brahaj i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i Esmerad Ballës në këtë ngjarje. 

Balla është shfaqur i qetë në seancën gjyqësore, ndërsa me kokën ulur është shprehur i penduar.

“Jam i penduar për atë që kam bërë”, zbulohet të ketë thënë Esmerald Balla.

Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij ishte larguar nga banesa me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Gjithashtu, djali ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

 

Të fundit