Flash News

E-TJERA

Vrau me çekiç 57-vjeçarin, zbardhet dëshmia e autorit: Isha i dehur, më gërvishti makinën

Vrau me çekiç 57-vjeçarin, zbardhet dëshmia e autorit:

Andri Vokrri, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen me çekiç të Petrit Ndout ka shfaqur pendesë për krimin, në dëshminë e tij.

28-vjeçari ka pohuar se ishte i dehur në momentin e ngjarjes dhe se gjithçka ndodhi pasi viktima sipas tij, i kishte gërvishtur makinën.

“Nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur. Isha i dehur dhe kujtoj vetëm që pashë një makinë që më kishte zënë rrugën. I kam kërkuar që të largohej dhe të kaloja i pari pasi mund të bënim aksident. Nuk më dëgjoj dhe kaluam paralel. Kur pash që makina u fërkua dola dhe e godita me çekiç. Nuk doja ta vrisja”, ka dëshmuar 28-vjeçari.

Të fundit