Flash News

E-TJERA

Vrau me thikë 42-vjeçarin për një foto me kalë, policia vë në pranga autorin

Vrau me thikë 42-vjeçarin për një foto me kalë,

Është arrestuar autori i vrasjes me thikë në Berat.

Kristo Mema alias Kostandin Hoxha është arrestuar disa orë pas ngjarjes. Ai goditi me thikë Keli Hoxhën duke e lënë të vdekur.

“Kapet nga Sherbimet e Komisariatit të Policise Berat autori i vrasjes me thike ne Kala,Kristo Mema (alias Kostandin Hoxha),63-vjeç. Autori u gjet i fshehur tek “Shpella e Memecit”,pranë kishes perballe Ures se Gorices”, njofton policia.

Ngjarja ndodhi për një foto që fëmijët kishin bërë me kalin e autorit. Sipas informacioneve, viktima nuk kishte paguar për fotot çka kishte sjellë fillimisht një sherr, që pasoi me vrasjen e vizitorit nga Tirana.

Të fundit