Flash News

E-TJERA

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, Ilirjan Selmani del para gjykatës

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, Ilirjan Selmani del

Ilirjan Selmani, personi i dyshuar për vrasjen makabre të 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec, është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Korçës.

Ai pritet të dalë para togave të zeza në orën 12:00, ku do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Ngjarja tronditëse ndodhi pak ditë më parë dhe ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, duke rikthyer në vëmendje problematikat e dhunës dhe sigurisë në familje dhe shoqëri.

Autoritetet kanë vepruar menjëherë pas identifikimit të autorit dhe kanë arritur ta arrestojnë në kohë rekord.

Seanca e sotme konsiderohet tejet e rëndësishme për vijimin e hetimeve, ndërsa prokuroria pritet të kërkojë masën më të rëndë të sigurisë: “arrest me burg”, për shkak të natyrës së rëndë të krimit.

Të fundit