Flash News

E-TJERA

Vuajti në burgjet e komunizmit, ndahet nga jeta Dom Gjergj Simoni

Vuajti në burgjet e komunizmit, ndahet nga jeta Dom Gjergj Simoni

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, Dom Gjergj Simoni, i cili vuajti për shumë vite në burgjet e komunizmit bashkë më shumë martirë të tjerë.

Lajmi është bërë i ditur nga Famullia e Dajç B/Bunës. Dom Gjergj Simoni është autor i botimeve të shumta. Pak kohë para se të ndahej nga jeta u njoh edhe me dosjen e sigurimit të shtetit. Ai ishte ndër famulltarët e parë që u shugurua nga Vatikani dhe shërbeu në shumë famullti.

Postimi i Famullisë së Dajç B/Bunës

Të dashtun, sot me datë 28 janar 2022, kaloi n’Amshim, Dom Gjergj Simoni, nji ndër dëshmitartë dhe bashkëvujtës me Martirt tanë gjatë kohës së komunizmit. Dom Gjergji ka sherby per 17 vjet ne famulline e Dajçit. Ka pas kohet ma te veshtira, te hapjes se Kishave. Kontributi i tij mbetet i pashlyer ne mendjet e besimtareve dhe ne veprat qe ka lane ne rimbekembjen e jetes shpirterore!

Pushosh n’Lumninë e Krishtit t’Cilit ja kushtove tanë jeten tande, i dashtun Dom Gjergj, vazhdo e lutu për ne e për Kishën n’Shqipni.

 

Të fundit