Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Yuri Kim: Më pëlqen veriu dhe flija, malësorët më ngjajnë me familjen time
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka folur për gjërat dhe vendet që i pëlqejnë në Shqipëri. Ajo ka treguar se i se më shumë i pëlqen veriu i Shqipërisë, pasi është rritur në male dhe se çdo fytyrë e veriorëve i ngjasonte me familjarët e saj.
Kim tha për “Pushime on Top” se as jugu nuk mbetet pas. Sa i përket ushqimeve, Kim veçoi flinë, ushqim tradicional verior.
“E kam të vështirë të përgjigjem sepse familja ime është nga malet dhe sa herë shkoj në veri mendoj se jam në shtëpi. Mendoj se malësorët janë njësoj në gjithë botën dhe më pëlqen të shkoj atje.
Në verë më pëlqen të shkoj në të gjitha vendet e jugut, e kam të vështirë të zgjedh nga vendet e jugut, por më pëlqen shumë Himara. Oqeani, deti janë shumë të bukur, nuk kam parë kurrë det aq të pastër e të kripur si atje. Edhe 50 miqtë e mi që kanë ardhur e kanë pëlqyer.
Kur jam në Shqipëri më duket se jam në shtëpi, dhe kur shoh fytyrat e veriorëve më duket se po shoh familjen time. Nga ushqimet shqiptare më pëlqen flija, nëse njëri ta ofron po tregon shumë dashuri për ty”, tha Kim.