Flash News

E-TJERA

Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit në Sarandë, identifikohet autori i dyshuar

Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit në Sarandë,

Një biznesmen 66-vjeçar u vra me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Sarandë, pas një konflikti që përshkallëzoi në shkëmbim zjarri. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, Lulzim Tabaku, i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:30 në lokalin brenda pikës së karburantit “Vëllezërit Ismaili sh.p.k.”, në zonën e Qafë-Gjashtës. Viktima është pronari i biznesit, Rexhep Ismaili, i cili ishte gjithashtu kryetar i shoqatës “Çamëria” për Sarandën.

Sipas hetimeve paraprake, një debat për motive ende të paqarta ka degjeneruar fillimisht në një përleshje fizike me sende të forta. Më pas, dyshohet se Lulzim Tabaku ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar për vdekje me plumb në kokë 66-vjeçarin. Pas këtij momenti, një person tjetër i pranishëm në lokal ka qëlluar me armë nga banaku në drejtim të autorit dhe grupit që e shoqëronte.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur një nga bashkëpunëtorët e Tabakut, por nuk dihet ende identiteti i tij. Autori i dyshuar është larguar menjëherë nga vendngjarja bashkë me personin e plagosur, i cili nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Policia e Sarandës ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.

Forcat e rendit po kryejnë kontrolle në spitalet dhe klinikat private në rajon, në kërkim të personit të plagosur. Duke qenë se ngjarja ndodhi në dalje të qytetit, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që autorët të jenë larguar nga Saranda.

Të fundit