Flash News

Ditari i Opozitës

Atentati në Sarandë, viktima Rexhep Ismaili ishte pjesë e strukturave drejtuese të PD

Atentati në Sarandë, viktima Rexhep Ismaili ishte pjesë e

66-vjeçari Rexhep Ismaili, i cili u ekzekutua mbrëmë me armë zjarri në Sarandë ka qenë edhe pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, dega Sarandë.

Ky fakt u konfirmua nga deputetja demorkate Ina Zhupa, e cila ka reaguar pas krimit të rëndë.

Ajo shkruan në rrjetet sociale se shprehet e tronditur për ngjarjen, ndërsa thotë se PD humbi një drejtues të strukturave të saj, një kontributor të palodhur dhe një bashkëpunëtor të vyer.

Zhupa shkruan se Rexhepi drejtonte edhe shoqatën “Çamëria” dhe ishte një zë i fortë në mbrojtje të kauzave kombëtare.

 “E tronditur thellë nga lajmi për vrasjen e Rexhep Ismailit. Një njeri me vlera dhe një patriot i përkushtuar.

Partia Demokratike humbi një drejtues të strukturave të saj, një kontributor të palodhur dhe një bashkëpunëtor të vyer. Rexhepi drejtonte gjithashtu shoqatën “Çamëria” dhe ishte një zë i fortë në mbrojtje të kauzave kombëtare.

Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë dhimbje dhe tronditje te të gjithë ne që e njohëm.

Pres që institucionet ligjzbatuese, Policia e Shtetit dhe Prokuroria, të veprojnë me përgjegjësi të plotë për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje dhe vendosjen e autorëve përpara drejtësisë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Rexhep Ismailin. U prehtë në paqe”, shkruan Ina Zhupa.

Të fundit