Flash News

E-TJERA

Zbardhet kallëzimi i Belerit për Goron: I dha tokë në Himarë Olta Xhaçkës

Zbardhet kallëzimi i Belerit për Goron: I dha tokë në

Kryetari në detyrë  i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme pas kallëzimit të Fredi Beleri. Pas përfundimit të dëshmisë, Goro nuk ka dhënë asnjë koment për mediat.

Beleri kallëzon edhe ish-ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi i njohur si “Investitor strategjik”, për transformimin pronësisë e 5512 m2 tokë. Beleri akuzon Goron se i ka dhënë tokën ish-ministres duke shkelur ligjin.

“Në AMTP në emër të Foto Pavllo Mehilli figuron e ndarë një parcelë në vendin Perivolo me nr e ngastrës 36/36/1 me sipërfaqe 5512 m2 e ndarë si tokë truall. Në Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) nuk mund të ndahej dhe ndalohej shprehimisht në referim dhe kuptim të Ligjit 7501 dt 19.07.1991 “Për Token”, ndarja e sipërfaqeve tokë truall. Një ndarje e tillë është absolutisht e paligjshme, e pavërtetë dhe një nga provat se jemi përpara një AMTP-je të falsifikuar. Komisioni i Tokës në Fshat në kohë, nuk mund te dispononte kurrsesi mbi një sipërfaqe toke truall, sikundër nga ana tjetër, kjo sipërfaqe ku është regjistruar AMTP në fjale në vitin 1994, momenti që gjoja është ndare me AMTP, kjo parcelë nuk ka qenë kurrë tokë truall,” thuhet në kallëzim.

 

Të fundit