Flash News

E-TJERA

Zëvendësoi pak kohë më parë Baftjar Zeqajn, jep dorëheqjen drejtori i Albpetrol

Zëvendësoi pak kohë më parë Baftjar Zeqajn, jep

Largohet nga detyra drejtuesi i Albpetrol, Flamur Mato. Burime bëjnë me dije se Mato ka paraqitur dorëheqjen dhe duke filluar që nga dita e hënë, nuk do të mbajë më këtë funksion.

Flamur Mato drejtoi për gati 4 muaj shoqërinë aksioniere Albpetrol, ndërkohë qe nuk dihen ende motivet e largimit të tij nga kjo detyrë.

Ai zëvendësoi në këtë detyrë Baftjar Zeqajn, pasi garoi për deputet nën siglën e PS-së dhe arriti të fitonte mandatin në zgjedhjet e 25 Prillit.

Nuk dihet ende emri i ri që do të drejtojë në vazhdimësi shoqërinë naftënxjerrëse Albpetrol.

Të fundit