Flash News

E-TJERA

Zgjedhja e kreut të SPAK, KLP miraton listën me emrat e 4 kandidatëve

Zgjedhja e kreut të SPAK, KLP miraton listën me emrat e 4

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të vijuar me procedurën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Në nisje të mbledhjes, Këshilli miratoi listën me 4 kandidatë për këtë pozicion; Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.

Kryetari i komisionit të zhvillimi të karrierës në KLP, Sokol Stojani theksoi se janë 4 kandidatë në garë, të cilët sipas tij plotësojnë kushtet.

Aplikantët duhet të jenë prokurorë të SPAK dhe të mos jenë drejtues. Një tjetër kusht është fakti që kandidatët duhet të kenë paraqitur platformë dhe të mos këtë masë disiplinore. 

Të fundit