Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 11 majit, Lubonja: Problem patronazhimi i diasporës

Zgjedhjet e 11 majit, Lubonja: Problem patronazhimi i diasporës

Analisti Fatos Lubonja foli për votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ku për herë të parë emigrantët jashtë vendit do të votojnë.

I ftuar në News24, Lubonja tha se është problem patronazhimi i diasporës.

“Nga njëra anë është e drejtë që diaspora të votojë, nga ana tjetër ai në diasporë nuk ndjen atë që ndodh në Shqipëri. Problemi kryesor është patronazhimi i diasporës. Janë grupet kriminale, të cilat janë të fuqishme dhe mbledhin vota. Unë shpresoj që ta dimë votën e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe atyre që janë jashtë vendit.

Nëse kanë ikur 1 milion shqiptarë në kohën e Ramës, unë mendoj se ata janë të pakënaqur dhe duhet të votojnë kundër, por varet çfarë ndikon. Do dalë problemi se kush do jetë i zoti të regjistrojë njerëzit e tij. Janë grupime që punojnë, për të pasur njerëzit e tij të sigurt. Rama do që përpara zgjedhjeve ta ketë të sigurt rezultatin”, tha Lubonja.

Të fundit