Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e pjesshme, Yuri Kim ndjek nga afër procesin e votimit në Durrës

Zgjedhjet e pjesshme, Yuri Kim ndjek nga afër procesin e votimit në

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zbritur në terren dhe ka parë nga afër procesin e votimit në Durrës.

Kryediplomatja amerikane ka qenë e pranishme në disa Qendra Votimi në Durrës , ndërsa në një postim në rrjetet sociale, kryediplomatja amerikane kërkon nga zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera.

“Stafi i Ambasadës së SHBA po vëzhgon votimin në të gjashtë bashkitë. Kam kënaqësinë të jem në #Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues.

Shpresoj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera", shkruan Kim. 

 

Të fundit