Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet në Gjykatën Kushtetuese, profili i tre gjyqtareve

Zgjedhjet në Gjykatën Kushtetuese, profili i tre gjyqtareve

Zgjidhet sot kreu i Gjykatës Kushtetuese, tre emrat që do të kandidojnë për kreun e Kushtetueses janë: Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.

Fiona Papajorgji

Më 14 nëntor të vitit 2019, Papajorgji u bë anëtarja e 4-të e Gjykatës Kushtetuese. Papajorgji është diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit, Itali, ndërsa në vitin 2012 ka marë gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit.

Në vitet 2000-2008, Papajorgji ka ushtruar profesionin e avokatit pranë firmave ligjre në Bari. Ndërsa në vitet 2009-2011 ka punuar si jurist pranë Drejtorisë së Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Në vitet 2011-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Në vitin 2019 është angazhuar nga Shkolla e Magjistraturës si pedagoge për vitin e parë të Programit të Formimit Fillestar.

Marjana Semini

Semini u emërua anëtarja e 9-të e Gjykatës Kushteteuse duke plotësuar trupën e gjyqtarëve.

Semini ka qenë për më shumë se 22 vite drejtuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe në Shkollën Kombëtare të Avokatisë.

Marjana Semini u zgjodh mes debateve dhe akuzave nga opozita, e cila tha asokohe se maxhoranca po përpiqej të ushtronte presion përmes votave. Semini mori 58 vota në Kuvend, përballë Ardian Dvoranit me 14 vota dhe Arta Vorpsit me 2 vota.

Holta Zaçaj

Zaçaj është diplomuar në vitin 1998 si juriste në Fakultetin e Drejtësisë, ndërsa masterin e ka kryer në universitetin Georgetoën në Washington D.C., SHBA e master në të Drejtën Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë Suffolk, SHBA.

Zaçaj ka një karrierë të pasur si pedagoge në Shkollën e Magjistraturës dhe disa universitete private ku ka dhënë lëndë si ‘E Drejta Familjare’, ‘E Drejta Bankare’, ‘E Drejta Financiare’, ‘E Drejta Tatimore e Doganore’, etj.

Po ashtu, ka qenë Drejtore Ekzekutive e avokate në Qendrën e Shërbimeve e Praktikave Ligjore të Integruara.

Të fundit