Flash News

E-TJERA

"Zgjedhorja dhe negociatat", ambasadori rumun: Duhet harmoni midis realitetit në Shqipëri dhe Venecias, secili ka të drejtën e vet

"Zgjedhorja dhe negociatat", ambasadori rumun: Duhet harmoni midis

Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Mircea Perpelea ka komentuar zhvillimet e fundit në vendin tonë.

I pyetur për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias, i cili ishte kërkuar nga Presidenti Ilir Meta, ai tha se:

"Që ta dini Venecia ka një status konsultativ, por nuk është vendimmarrëse, është këshilluese. Duhet pasur një harmoni midis realitetit në Shqipëri dhe ligjeve me vendimet këshillimore të Komisionit të Venecias", tha ambasadori rumun.

Ky i fundit nuk pranoi të komentonte qëndrimin e Holandës lidhur me çeljen e negociatave me Shqipërinë.

"Nuk mund të flas për pozicionin e Hollandës, është pozicioni i tyre, në demokraci secili ka të drejtën e vet, natyrisht që vendimin kanë për ta marrë institucionet lokale të komunitetit europian", deklaroi Perpelea.

Pyetjes se a mund të ketë një proces zgjedhor të pranuar nga palët pa plotësuar sistemin zgjedhor në veçanti gjykatën Kushtetuese, ambasadori Mircea Perpelea thotë se "mbështes që gjithë Shqipëria të ketë sistemin legal, europian, sepse është një vend europian dhe natyrisht sot jemi edhe para një faze tranzitore dhe natyrisht unë mendoj që Shqipëria në afat të shkurtër do të arrijë të gjitha standardet europiane".

Të fundit