Flash News

E-TJERA

Zhdukja e Martinajt/ Lala: Nëse shteti nuk ndërhyn, në trekëndëshin Tiranë-Nikël-Fushë Kuqe do të ketë masakër

Zhdukja e Martinajt/ Lala: Nëse shteti nuk ndërhyn, në

Gazetarja Klodiana Lala ka folur rreth zhdukjes së Ervis Martinajt. Ajo tha për “Open” se ka dyshime se Ervis Martinaj mund të ketë marrë pjesë në varrimin e kushëririt të tij Brilantit, që u ekzekutua pak kohë më parë së bashku me dy persona të tjerë.

“Kishte dyshime se kishte marrë pjesë në varrimin e kushëririt të tij, Brilant Martinaj. Po ashtu dy ditë nga data 5 gusht ka një moment tjetër të pamjeve vizuale të tij, në datën 9 babai i tij i thotë prokurorisë se ka humbur kontaktet me të birin e tij. Ky është një hetim i vështirë për autoritetet tona. Prokuroria është duke hetuar”, tha gazetarja.

Kjo e fundit theksoi se nëse “shteti nuk ndërhyn në trekëndëshin Tiranë-Nikël dhe Fushë Kuqë do të ketë masakër”.

 

Të fundit